Vetitë e Forta të Vajit të Majdanozit

Majdanozi është një barishte me dhunti të veçanta që i jep gatimeve tona një aromë special. Majdanozi konsiderohet si një trashëgimi e mirëfilltë e rajonit të Mesdheut dhe të Shqipërisë. Rrënja, farat dhe gjethet e kësaj barishte nxjerrin një vaj special me ngjyrë të çelët të verdhë dhe shije të athët. Ky vaj ka shumë vlera, të cilat AgroWeb dëshiron t’i ndajë me lexuesit e tij.

Vaji esencial i majdanozit përmban shumë vlera kundër reumatizmës, mikrobeve, artritit dhe për më tepër shërben si detoksifikues, qetësues, stimulues, ul temperaturën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, tretjen, urinimin dhe gjendjen e stomakut. Vaji i majdanozit përdoret jo vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore. Mënyrën e përgatitjes së këtij vaji unik e gjeni në pjesën e fundit të lajmit.

Lufton mikrobet dhe infeksionet

Prania e elementëve që luftojnë mikrobet e bën vajin e majdanozit tepër të aftë për t’i eliminuar ato dhe për të parandaluar rritjen dhe zhvillimin e tyre dhe të infeksioneve në organizëm.

Kundër reumatizmës dhe artritit

Vaji i majdanozit shërben për të pastruar dhe detoksifikuar organizmin. Ai largon toksinat dhe pastron gjakun. Gjithashtu rrit frekuencën e urinimit gjë që çon në largimin e substancave të padëshiruara, kripës, ujit dhe acidit urik të tepërt në trup. Vaji i majdanozit gjallëron qarkullimin e gjakut që rrjedhimisht shuan dhimbjen nga artriti.

Lufton celulitin

Marrja ditore e vajit dhe masazhet me të ndihmojnë në zvogëlimin e masës së celulitit në trup. Për më tepër, këto masazhe tonifikojnë lëkurën

Ndihmon muskujt

Vlerat e vajit të majdanozit ndikojnë edhe në kontraktimet e muskujve dhe indeve. Vaji mund të pihet ose të aplikohet së jashtmi për të promovuar shtrëngimin e muskujve, mishrave, ngushtimin e lëkurës dhe tkurrjen enëve të gjakut

Pastron organizmin dhe ndihmon me trejten

Vaji i majdanozit përmirëson oreksin dhe tretjen duke përshpejtuar formimin e sekrecioneve të tretjes në stomak. Për më tepër, ky vaj pastron gjakun duke eliminuar substancat e padëshiruara prej tij dhe duke transportuar oksigjen në organizëm.

Ul temperaturën

Vaji i majdanozit ul temperaturën falë pranisë së elementëve që janë aktivë në detoksifikimin dhe pastrimin e organizmit. Për më tepër ky vaj eliminon mikrobet, infeksionet dhe përdoret kundër sëmundjeve si malarja, ethet hemorragjike, gripit dhe tifos.

Shërben si stimulues

Vaji i majdanozit gjallëron nervat, neuronet, tretjen, mekanizmat e sistemit imunitar, sekretimit, qarkullimin e gjakut dhe limfës.

Si të përgatisni vajin e majdanozit

Vaji i majdanozit përfitohet nëpërmjet proçesit të avullimit të përqendruar. Nevojiten 3 tufa majdanozi dhe 3 filxhanë me vaj ulliri. Zieni një enë me ujë. Sapo të fillojë të vlojë, merrni vetëm gjethet e majdanozit (jo kërcellin) dhe futeni në një kullesë brenda ujit të valuar për 10 sekonda. Menjëherë më pas, kullesën futeni në një enë me ujë të akullt për disa sekonda të tjerë, deri sa gjethet të jenë të ftohta. Thajini gjethet në letër kuzhine.

Futini gjethet në një mikser bashkë me një filxhan vaj ulliri dhe përziejni plotësisht deri sa të formohet një pastë me ngjyrë të gjelbër të ndezur. Hidheni masën në një enë qelqi të pastër. Hidhni vajin e mbetur duke e shkundur enën që vaji të zërë vend dhe ta mbulojë pastën. Vendoseni në një frigorifer për një ditë. Do të vëreni se si gjithë majdanozi do të zbresë në fund të enës.

Merrni një napë të pastër dhe hidheni të gjithë masën në të. Lëreni të kullojë (e njëjta proçedurë si në përgatitjen e salcës së kosit). Vajin e kulluar mund ta përdorni në sallatat tuaja, për dekorim, ta përzieni me uthull, ta përdorni në supë të ftohtë, ose në gatimet me pulë dhe peshk. Nëse e mbani në ambiente të ftohta, vaji qëndron i freskët për një javë. Nëse dëshironi të shtoni jetëgjatësinë e tij, ruajeni në frigorifer./AgroWeb.org

SHARE