MILLATOVIQ: NUK DO TË LËJOJMË QË TË NA KTHEJNË NË VITET E 90’ PËR HIR TË INTERESIT

Ne nuk do të lejojmë që strukturat nga e kaluara të na kthejnë në vitet ’90 për të ruajtur interesat e tyre financiare, tha Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq. “ Qeveria e Malit të Zi është plotësisht e angazhuar për integrimin në BE, në mënyrë që Mali i Zi të bëhet pjesë e familjes së BE-së sa më shpejt të jetë e mundur, dhe qytetarët tanë të kenë një standard më të mirë jetese,” tha Millatoviq në Forumin Ekonomik në Poloni. Ministri Millatoviq është nga 7 deri më 9 shtator në Forumin e 30-të Ekonomik, në Poloni, të organizuar nga Instituti për Studime Lindore, me temën “Evropa në kërkim të lidershipit”.

SHARE