BE-ja MIRATON FONDIN PËR VITET 2021-2027

Këshilli i Bashkimit Evropian të martën miratoi fondin për vitet 2021-2027 të para-aderimit të shteteve kandidate për anëtarësim në BE, si Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, si dhe kandidatët e mundshëm të ardhshëm. Vendet kandidate dhe kandidatet potenciale për zbatimin e reformave ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike me qëllim anëtarësimin në BE do të ndihmohen me 14,2 miliardë euro (16,8 miliardë dollarë), theksoi në një deklaratë Këshilli i BE-së që përfaqëson shtetet anëtare. Turqia, Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia mund të përfitojnë nga fondi, i quajtur zyrtarisht Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit III. Në një ndryshim të madh në krahasim me ciklet e mëparshëm buxhetorë, shtrirja dhe intensiteti i disbursimit do të varet nga performanca e përfituesve, kryesisht në fushat e sundimit të ligjit, të drejtave themelore, reformës së administratës publike, zhvillimit ekonomik dhe konkurrencës. Në të njëjtën kohë, BE do të sigurojë gjithashtu që niveli i asistencës të mos bëhet në mënyrë disproporcionale të ulët, duke respektuar parimin e pjesëmarrjes së drejtë. Si hap i fundit, Parlamenti Evropian do të miratojë zyrtarisht IPA III në javët e ardhshme.​​​​​​​

SHARE