PORTUGALIA DHE ITALIA NË LUFTË ME ZJARRET

I nxehti ekstrem rikthehet sërish në Europë. Në Portugali temperaturat kanë arritur në 46.5 gradë Celsius.

Temperaturat e larta kane nxitur ndezjen e vatrave te zjarrit në Portugalinë jugore. Qindra zjarrfikës u përpoqën të shuanin flakët që ka djegur mijëra hektarë me pyje dhe bimësi dhe ka detyruar evakuimin e më shumë 1,400 banoreve.

Zjarri nisi që fundjavën e kaluar në komunën e Odemira, në rajonin Alentejo, por që atëherë është përhapur në jug drejt Algarve, një nga destinacionet kryesore turistike të Portugalisë.

Temperaturat e larta dhe erërat e forta po ndërlikojnë përpjekjet për të luftuar flakët. Qielli në Odemira u errësua ndërsa një re e madhe tymi filloj të përhapej në të gjithë komunën.

Situata vërtet dramatike nga zjarret është edhe në Sardenja. Më shumë se 50 zjarre janë aktive në të gjithë ishullin, ndërsa erërat e forta po përhapin më tej flakët.

Turistëve në resorte luksoze, hotele dhe restorantet aty pranë u është kërkuar të largohen nga zonat e rrezikut.

Ministria e Shëndetësisë e Italise raporton se vdekjet për shkak të temperaturave të larta gjatë mujit Korrik dhe zjarreve në Italinë jugore dhe qëndrore jane rritur krahasur me një vit më parë.

Valës së të nxehtit nuk i ka shpëtuar as Spanja, ku termometri shënon 44 grade Celsius. Por ndryshe nga Portugalia fqinje dhe Italia, vatrat e zjarrit janë më të pakta dhe më në kontroll nga autoritetet.

Agjencia Shtetërore Meteorologjike e Spanjës ka bërë të ditur se vala e tretë e të nxehtit ka ardhur nga Afrika e Veriut dhe pritet që të intesifikohet edhe më shumë gjatë ditëve në vijim.

SHARE