Videoloja Call of Duty: Modern Warfare II do të prezantohet në shtator

Kompanitë Activision dhe Infinity Ward do të prezantojnë lojën për shumë lojtarë Call of Duty: ModernW II, duke u pritur që të zbulohen detaje tjera gjatë eventit Next që do të mbahet më 15 shtator.

Është paralajmëruar qasje më e shpejtë për 16 dhe 17 shtator për konzolat PlayStation, ndërsa versioni më i hershëm crossplay beta do të arrijë në të gjitha konzolat dhe PC-të gjatë 24 shtatorit, transmeton Telegrafi.

Për qasje më të hershme në versionin beta duhet bërë porosia, e përdoruesit e PlayStation kanë përparësi.

Pas kësaj pason versioni i hapur beta për përdoruesit e PlayStation 4 dhe 5 nga 18 dhe 20 shtatori, më pas Xbox dhe PC-të do të kenë qasje më të hershme (crossplay beta) nga 22 deri më 23 shtator.

Modern Warfare II është pasardhësi i lojës Modern Warfare nga viti 2019, që është e bazuar në versionin origjinal që ishte shfaqur në treg në vitin 2007.

Versioni i ri do të shitet për 70 dollarë në të gjitha platformat, e interesim të madh kanë shprehur adhuruesit e videolojërave nga e gjithë bota. /Telegrafi/

SHARE