Greva e nisur mbrëmë nga punonjësit e hekurudhave në Itali, të cilët kërkojnë rritje të sigurisë në punë dhe rinovim të kontratave kolektive në kantieret e ndërtimit të hekurudhave, ka prekur shumë pasagjerë sot, raporton Anadolu.
Në përputhje me kërkesat e sindikatave përkatëse në sektorin hekurudhor për rritje të sigurisë në punë dhe rinovim të kontratave kolektive, punonjësit e këtij sektori duke filluar që mbrëmë hynë në grevë 21-orëshe.
Greva, që punonjësit e filluan në orën 21:00 mbrëmë dhe do të zgjasë deri në orën 18:00 këtë mbrëmje, shkaktoi anulime dhe vonesa deri në 2 orë në shërbimet e trenave.
Për shkak të grevës, shumë pasagjerë nuk arritën në destinacionet e tyre për shkak të ndërprerjeve në udhëtime në stacionet mbi linjat kryesore si Romë, Milano dhe Napoli.
Pasagjerët u panë duke pritur për periudha të gjata kohore për të ndjekur statusin e vonesës së trenave të tyre në ekranet e informacionit të orarit në stacionin “Termini” të Romës, stacionin qendror të Milanos, stacionin “Cadorna” të Milanos dhe stacionin qendror të Napolit.
Mediat lokale raportuan se greva ka prekur jo vetëm trenat me shpejtësi të lartë dhe udhëtimet e trenave ndërurban por edhe udhëtimet rajonale të trenave.
Ndërkohë, greva u zbut vetëm për disa orë në mënyrë që udhëtimet e mëngjesit të mos prekeshin.