Gjatë debatit parlamentar për Raportin për punën e Këshillit Prokurorial, prokurori Suprem i Shtetit, Millorad Markoviq, njoftoi se tre prokurorë janë shkarkuar nga detyra në gjykatat malazeze.
„Ndaj tyre ka filluar procedura disiplinore”, tha Markoviq. Markoviq njoftoi se në Mal të Zi aktualisht janë duke punuar 103 prokurorë.
“Presim edhe 12 të tjerë dhe do të shpërndahen deri në fund të korrikut. Presim që deri në fund të vitit zënia në gjykata të jetë 85 për qind”, shtoi Markoviq.
Ai bëri të ditur se në vitin 2023 janë zgjidhur gjithsej 20,000 raste.