DREJTUESIT E KOMUNAVE BREGDETARE KËRKOJNË SHFUQIZIMIN E NP „TË MIRAT DETARE“

Drejtuesit e të gjashtë komunave bregdetare janë unanim në mendimin e tyre se koncepti ekzistues i pronës detare në Mal të Zi është i vjetëruar dhe i centralizuar, se NP „TË MIRAT DETARE“ duhet të shfuqizohet, dhe kompetencat mbi bregdetin, në frymën e standardeve të BE-së për decentralizimin dhe afirmimin e vetëqeverisjes lokale, t’u kthehen komunave në bregdet.

Ky është mesazhi i konsensusit politik të të gjitha partive dhe listave civile, kuadrot e të cilave kanë funksionet më të larta në Herceg Novi, Kotorr, Tivat, Budva, Tivar dhe Ulqin, dhe që u mblodhën sot në një takim në Tivat, me iniciativën e kryetarit të komunës së Tivatit, Zhelko Komnenoviq.

Temë e takimit ishin përgatitjet e Grupit Punues të cilin e ka formuar Unioni i Komunave të Malit të Zi për të prezantuar qëndrimet e administratave lokale lidhur me ndryshimin ose miratimin e ligjeve të reja që trajtojnë fushën e administrimit dhe menaxhimit të pjesës më të vlefshme të hapësirës së vendit – bregut të detit.

Në takim u dakorduan njëzëri që ky institucion shtetëror duhet të fiket dhe menaxhimi duhet të bëhet nga komunat përkatëse.  

Planifikimi, menaxhimi i të ardhurave dhe investimi në këtë zonë duhet kryesisht të bëhet kundrejtë nevojave të qytetarëve e jo intereseve të ndryshme.

Poashtu u dakorduan që pavarësisht nga ngjyrat politike është qendrim i përbashkët që zona e „Të Mirave Detare“ ti kthehet komunave.  

Grupi punues do të punojë propozimin e Ligjit dhe ftohen të gjithë të interesuarit që të kyçen për dhënien e propozimeve konkrete.

SHARE