DITË PUSHIMI ME 13, 14 DHE 15 KORRIK

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njoftoi se, me rastin e 13 korrikut – Ditës së Shtetësisë, ditë pushimi do të jetë e shtuna 13 korrik, e diela 14 korrik dhe e hëna 15 korrik.

Ata kujtojnë se, bazuar në Ligjin për festat shtetërore dhe festat tjera, dita e shtetësisë festohet më 13 dhe 14 korrik.

Duke qenë se dita e dytë është e diel, edhe e hëna do të jetë ditë pushimi.

„Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara të sigurojnë kryerjen e punëve në ditë festash, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin,“ thuhet në njoftim.

SHARE