Starlink tani edhe me shërbim interneti për anijet në lëvizje

Shërbimi i internetit nga hapësira i Starlink vazhdon të zgjerohet në raste të reja përdorimi sikurse në anije me lansimin e Starlink Maritime.

Ajo që filloi në fillim në shtëpi përpara se të zgjerohej në RV të palëvizshme, tani është e disponueshme për varkat në lëvizje, me një kosto prej 5,000 dollarësh në muaj, transmeton Telegrafi.

SpaceX ka vënë në cak klientët sikurse anijet tregtare, platformat e naftës dhe pronarët e pasur të super-jahteve.

Starlink Maritime kërkon gjithashtu një blerje vetëm një herë prej 10 mijë dollarësh të dy pjatave të Starlink me performance të lartë të fortë, të cilat dërgohen për rreth dy javë, sipas faqes së porosive në SHBA.

Si krahasim, pajisja për shërbimet rezidenciale dhe RV të Starlink kushton 599 dollarë dhe përfshin një “Dishy McFlatface” të vetme (më të vogël) (siç njihet pjata për fansat), me abonime mujore prej 110 dollarë për shërbimin në shtëpi ose 135 dollarë për personat që jetojnë në RV. E rëndësishmja, përdorimi i shërbimit në RV në lëvizje nuk lejohet dhe do të anulojë garancinë.

Ashtu si Starlink RV, një abonim i Starlink Maritime mund të ndërpritet gjatë muajve që nuk ju nevojitet. /Telegrafi/

SHARE