PUSHTETI LOKAL NË ANDRIJEVICË TË JETË SHËRBIM EFIKAS PËR QYTETARËT

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, me bashkëpunëtorët e tij, sot kanë vizituar komunën e Andrijevicës. Gjatë takimit, ministri Dukaj dhe kryetari i komunës, Zhelko Qullafiq, diskutuan projektet aktuale, si dhe planet e ardhshme në fushën e reformës së administratës publike me fokus përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët. Ministri Dukaj tha se Qeveria e Malit të Zi në këtë mandat është plotësisht e përkushtuar në procesin e decentralizimit dhe forcimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale në Mal të Zi. Kryetari i Komunës, Qullafiq e njoftoi ministrin Dukaj për projektet aktuale zhvillimore dhe planet e ardhshme që janë në funksion të zhvillimit të mëtutjeshëm ekonomik dhe rajonal, por gjithashtu vuri në dukje sfidat me të cilat po përballet Komuna e Andrijevicës. Gjatë vizitës u zhvillua një takim pune i ekipit të Ministrisë së Administratës Publike me Kryeadministratorin dhe drejtues të organeve të pushtetit vendor me qëllim zhvillimin e partneriteteve dhe besimit. Në takim u diskutuan disa sfida, sfidat në zbatimin e rregulloreve në nivel vendor, si dhe praktikat e mira të zbatuara nga pushteti vendor.

SHARE