MALI I ZI DHE KOSOVA DO TË PËRMIRËSOJNË MARRËDHËNIET

Mali i Zi dhe Kosova do të vazhdojnë të përmirësojnë marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore të mira, përmes bashkëpunimit në fusha të ndryshme, është theksuar nga takimi i zëvendëskryeministres dhe ministres së Çështjeve Evropiane Jovana Maroviq me ambasadoren e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka-Hoxha. “Mali i Zi është lider në rajon në fushën e integrimeve evropiane dhe Kosova është e gatshme t’i zbatojë përvojat tuaja”, tha Zherka-Hoxha. Ajo shprehu interesimin e Kosovës për shkëmbimin e përvojave me Malin e Zi, veçanërisht në fushën e dixhitalizimit. “Ka fusha të tjera në të cilat bashkëpunimi mund të përmirësohet dhe Mali i Zi është i gatshëm të bëjë përpjekje për të forcuar dhe përmirësuar atë bashkëpunim,” tha Maroviq. Ajo e informoi ambasadoren se Qeveria është e fokusuar në përmbushjen e kritereve dhe marrjen e kritereve përfundimtare në kapitujt 23 dhe 24 deri në fund të vitit. Maroviq tha se Mali i Zi është i gatshëm të ndajë me Kosovën njohuritë dhe ekspertizën institucionale të fituara në procesin e negociatave dhe të ofrojë asistencë teknike në fusha të ndryshme të integrimit evropian.

SHARE