Kohëzgjatja e nevojshme e gjumit dhe ndikimi në shëndet

Gjumi është një ndër proceset më të rëndësishme për të ruajtur shëndetin e mirë.

Jo vetëm çlodhës për muskujt, nëse flini mjaftueshëm gjumi mund të jetë edhe sekreti për një zemër të fortë.

Mjekët thonë se minimumi shtatë orë gjumë çdo natë janë shumë të rëndësishme për të mbajtur sëmundjet larg.

Sipas Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë për personat që flenë më pak se shtatë orë gjumë rritet shansi i prekjes nga sëmundje të ndryshme.

Megjithëse dietat e forta, aktiviteti fizik janë çelësi për një jetesë të mirë gjumi mund të jetë elementi magjik që do t’ju shpëtojë nga shumë sëmundje.Lexo po ashtu:Pozicioni më i mirë i gjumit për të luftuar hipertensionin

Mungesa e gjumit rrit edhe shanset për t’u prekur nga diabeti apo presioni lartë i gjakut – transmeton AgroWeb.

(Foto: ITV News)

Personat që flenë më pak se gjashtë orë në ditë do të thotë se kanë nivele më të larta të një proteine të quajtur miRNAs që është përgjegjëse për mosbalancimin e mirë të qelizave të gjakut.

Ndërsa për personat që flenë 7-8 orë nivelet e kësaj proteine që prodhon trupin ulen me 40-60 për qind.

Duke lejuar arteriet të bllokohen rritet edhe rreziku i prekjes nga iskemia apo ataku në zemër .

Ndikimi i gjumit në shëndet sipas mjekëve nuk duhet nënvlerësuar, pasi mund të çojë edhe në një mori sëmundjesh të tjera.

Duke filluar që nga ato muskulore, nervore dhe së fundmi, sipas mjekëve, edhe probleme të shëndetit të zemrës.

SHARE