AUTOSTRADA TIVARË-BOLARE  FAZË E RE E ZHVILLIMIT TË MALIT TË ZI

Realizimi i suksesshëm i projektit të autostradës Tivarë-Bolare,  do të hapë një fazë të re zhvillimi në Mal të Zi, vlerësuan Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq dhe ambasadori në largim i Kinës, në MZ, Cui Zhiwei.

“Mali i Zi dhe Kina kanë arritur nivelin historik më të lartë të marrëdhënieve politike, si dhe respektin reciprok të dy popujve”, kumtuan nga kabineti i Brajoviq.

Brajoviq falënderoi Zhiwei për kontributin e tij, në zhvillimin e përshpejtuar të marrëdhënieve politike dhe ekonomike, gjatë katër viteve të fundit.

“Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për rritjen e vëllimit të tregtisë, si dhe numrin në rritje të turistëve kinezë që vizitojnë Malin e Zi. Kishte biseda edhe për bursat për studentët nga Mali i Zi, si dhe  për një  numër të donacioneve të tjera të shumta nga Kina, të cilat ndër të tjera konfirmojnë miqësinë midis dy vendeve “, thuhet në kumtesë.

Ndërsa, vizita kohë më pare, e Brajoviq në Kinë u vlerësua si shumë e suksesshme dhe siç theksohet dha një kontribut të rëndësishëm dhe një lehtësim shtesë për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh në kuadër të projekteve Rripi dhe rrugës dhe mekanizmit 16+1.

SHARE