Foto: Reuters
Tym i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine këtë të enjte pasdite, duke njoftuar se është zgjedhur një Papë i ri.
Papa i ri u zgjodh në raundin e katërt të votimit në Kapelën Sistine.
Tymi i bardhë tregon se kardinalët arritën të bien dakord dhe, me shumicë prej dy të tretave, zgjodhën papën e ri që do të udhëheqë 1,4 miliardë katolikë.
Sapo panë tymin e bardhë, qindra njerëzit e mbledhur në shesh nisën të brohorasin.
Këmbanat jehojnë në shesh, teksa turma pret me padurim të njihet me drejtuesin e ri të Kishës Katolike.
Pas vdekjes së Papës Françeskut në mes të prillit, u thirr konklava e cila nisi më 7 maj, dhe tani është marrë vendimi për liderin e ri të Kishës Katolike.
Papa i ri do të zgjedhë emrin e tij, dhe është një traditë që ai të zgjedhë emrin e njërit prej papëve të mëparshëm.
Ky ishte raundi i 76-të i konklavës, një sistem i zgjedhjes së papës që u vendos nga Papa Gregori X në vitin 1274.