Foto: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit / Ministarstvo prosvjete, nauke i inovacija
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit (MAShI) bëri thirrje te institucionet përgjegjëse që të gjejnë dhe të ndjekin sa më shpejt përgjegjësit për dërgimin e raportimeve të rreme për bomba, në mënyrë që procesi mësimor në institucionet arsimore dhe edukative të zhvillohet pa pengesa.
Nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit (MAShI) për agjencinë MINA thanë se drejtoritë e gjashtë shkollave të mesme i kanë njoftuar se këtë mëngjes kanë pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në adresat e e-mailit të shkollave.
Siç njoftuan nga ky departament, përmes e-mailit kanë marrë kërcënime katër shkolla të mesme në Nikshiq – Gjimnazi “Stojan Ceroviq”, Shkolla e Mesme Ekonomiko-Hoteliere, Shkolla e Mesme Profesionale dhe Shkolla e Parë Profesionale, si dhe dy shkolla në Podgoricë – Shkolla e Mesme e Mjekësisë dhe Shkolla e Mesme Elektroteknike “Vaso Aligrudiq”.
Ata kanë theksuar se kjo nuk është hera e parë që bëhet fjalë për raportime të rreme për bomba.
Nga ky dikaster kanë bërë të ditur se mbeten të angazhuar për sigurinë e nxënësve dhe mësimdhënësve dhe se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me institucionet përkatëse për ruajtjen e sigurisë në shkolla.