Sipas drejtorit të përgjithshëm të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Arben Xhurreta, shqiptarët në Mal të Zi janë 30 për qind më të angazhuar në institucionet e sistemit se në vitet e kaluara.
Shqiptarët e Malit të Zi janë përballur me probleme të shumta në vitet e kaluara, por siç duket tani, situata atje ka ndryshuar, sepse ata arritën të jenë pjesë përbërëse e shtetit malazez.
Sipas Xhurretës, shqiptarët kanë bërë përparime të mëdha në krahasim me vitet e kaluara dhe qëndrojnë mjaft mirë në institucione.