NË QERSHOR KONTROLLET SISTEMATIKE PËR NXËNËSIT E ARDHSHËM

Drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Podgoricë, Nebojsha Kavariq, ka deklaruar se pret që kah fundi i majit dhe fillimi i qershorit, të gjitha objektet e shtëpisë së shëndetit do të kthehen në funksionin e vetë normal.

Kontrollet sistematike për nxënësit e ardhshëm do të zhvillohen gjatë muajit qershor, ka theksuar Kavariq.

“Shpresojmë se deri në fund të majit dhe në fillim të muajit qershor të gjitha objektet e shëndetit do të kthehen në funksionin dhe kapacitetin e vetë të plotë”, ka deklaruar Kavariq, për TVMZ.

Kontrollet mjekësore sistematike për regjistrim në shkolla, në marrëveshje me trupin koordinues nacional dhe me ministrinë e arsimit, siç ka theksuar, do të realizohen gjatë muajit qershor.

Të theksojmë se gjatë pandemisë së koronavirusit, vaksinimi i fëmijëve dhe kontrollet sistematike janë kryer në Shtëpinë e shëndetit në Pobrezhje.

SHARE