RADULLOVIQ: MË PAK TURISTË, TË ARDHURA MË TË LARTA DHE SEZON MË I GJATË

Kryetari i Shoqatës Turistike të Malit të Zi dhe bashkëpronar i kompanisë hoteliere Montenegro Stars, Zharko Radulloviq, pret që në këtë sezon turistik të kemi më pak mysafirë, por kumulativisht më shumë para se vitin e kaluar. Ai beson se mund t’i afrohemi të ardhurave nga viti 2019. Radulloviq deklaroi se mungesën e mysafirëve nga Rusia dhe Ukraina do ta kompensojmë me një sezon më të gjatë dhe tregje të reja. “Po mendoj në radhë të parë për Skandinavinë, gjegjësisht Suedinë, Norvegjinë dhe Danimarkën, pas shpalljes së pesë deri në shtatë fluturime në javë drejt Malit të Zi, pastaj shteteve baltike dhe në maj do të nisin fluturimet nga Riga dhe Talini. “Kazakistani ka mbetur në kapacitet që nga viti i kaluar,” tha Radulloviq. Ai thotë se është shumë e rëndësishme që “FLY Dubai” të filloi sërish në Mal të Zi, Turqia, sipas Radulloviqit, tashmë tradicionalisht është në top pesë destinacionet nga vijnë shumica e mysafirëve. Megjithatë, të gjitha parashikimet për këtë sezon do të varen, siç thotë Radulloviq, nga dy faktorë kyç – stabiliteti i brendshëm dhe inflacioni.

SHARE