MINISTRIA E FINANCAVE PUBLIKON VENDIMIN PËR FINANCIMIN E PËRKOHSHËM PËR MUAJIN PRILL

Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale publikoi vendimin mbi financimin e përkohshëm për muajin Prill. Në vendim thuhet që njësitë shpenzuese, të cilat financohen nga buxheti, për muajin prill, miratohen fonde deri në një të dymbëdhjetën e shpenzimeve aktuale në vitin e kaluar fiskal. “Fondet e pashpenzuara të miratuara nga vendimet e përkohshme të financimit për janar, shkurt dhe mars mund të shpenzohen në prill,” thuhet në dokument. Në mes të dhjetorit, në vend të miratimit të buxhetit, qeveria vendosi të kalojë në financim të përkohshëm. Shteti do të financohet përkohësisht derisa Kuvendi të miratojë Projektligjin për Buxhetin për këtë vit, i cili ka qenë në procedurë parlamentare që nga 31 Mars.

SHARE