Në Mal të Zi, vetëm një person është konfirmuar me koronavirus që nga mëngjesi i sotëm, sipas Institutit të Shëndetit Publik.
Numri i përgjithshëm i personave të prekur me Covid19 në Mal të Zi aktualisht është 249.
“Nga sot në mëngjes në orën 08:40 deri në orën 16:30, janë analizuar 140 mostra, njëra prej të cilave ishte pozitive me koronavirusin e ri. Pacienti i ri është nga Podgorica dhe kontakti i një rasti të konfirmuar më parë,” njoftuan nga ISHP.
Në Tuz numri i personave të prekur me koronavirus është 36.