NORMA E INTERESIT NËN NIVELIN E INFLACIONIT

Norma e interesit me të cilën shteti ka marrë hua nga Deutsche Bank është e lartë, por është nën nivelin e inflacionit në Mal të Zi, tha ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, duke shtuar se nuk ka asnjë rrezik për financat publike.

Ai tha se është një borxh i parashikuar dhe se norma e interesit dhe kushtet janë rezultat i ngjarjeve globale që Mali i Zi nuk mund të ndikojë fare.

“Unë do të doja që kushtet në tregun ndërkombëtar të ishin shumë më të mira, por fatkeqësisht nuk janë. Do të doja që norma e interesit të ishte shumë më e ulët dhe edhe Mali i Zi të ishte kreditor i vendeve të tjera, por realiteti është i tillë”, u tha Damjanoviq gazetarëve pas ceremonisë së fillimit të zbatimit të Paketës për Mbështetjen e Energjisë të Bashkimit Evropian për Malin e Zi me vlerë 30 milionë euro.

SHARE