Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 marsi festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas.
Kjo ditë është simbolike për rrugëtimin historik që gratë në të gjithë botën kanë bërë për të përmirësuar jetën e tyre.
Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot në Podgoricë është mbajtur marshi i 8 marsit me sloganin “Rezistencë ndaj forcës dhe padrejtësisë”, nga Qendra për të Drejtat e Grave.
Pjesëmarrësit e marshimit u mblidhen në sheshin e pavarësisë, ku folen aktivistet për të drejtat e grave Tanja Markush, Rebeka Çilloviq, Millena Bllagojeviq, Leonora Dukaj, Ivana Staniq, si dhe ambasadorja britanike në Mal të Zi, Karen Maddox.
“Në dritën e ngjarjeve aktuale, në të cilat jemi përballur me joefektivitetin e punës së institucioneve në sigurimin e aksesit në drejtësi për viktimat e dhunës dhe diskriminimit gjinor, me rrezikimin e të drejtave të punës dhe ndarjen në rritje kombëtare dhe klasore të shoqërisë sonë, ju kujtojmë rëndësinë e rezistencës solidare ndaj cenimit të të drejtave dhe dinjitetit tonë njerëzor”, thuhet në deklaratë.