BASHKËPUNIMI I MINISTRISË SË ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE MTEL DREJT TRANSFORMIMIT DIGJITAL

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike dhe MTEL-it është nënshkruar sot nga ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj dhe drejtoresha ekzekutive e Mtel, Tatjana Mandiq.  

Kjo Marrëveshje, siç njoftoi Ministria, zyrtarizoi dhe forcoi bashkëpunimin me qëllim të zhvillimit dhe përmirësimit të mjedisit digjital në Mal të Zi.

“Ministria e Administratës Publike njohu nevojën e krijimit të një platforme moderne online për edukimin e nëpunësve civilë, nxënësve, studentëve, kategorive vulnerabël dhe të gjithë të tjerëve përmes dokumenteve strategjike.  Me themelimin e Akademisë Digjital në bashkëpunim me MTEL, ne krijojmë një proces të vazhdueshëm të trajnimit profesional dhe përmirësimit të grupeve të synuara dhe përmirësojmë vazhdimisht digjitalizimin e administratës publike dhe transformimin digjital të shoqërisë malazeze”, tha ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj.

SHARE