RRITJA E ÇMIMEVE, KE-ja ME PLAN PËR TA BËRË EUROPËN TË PAVARUR NGA NAFTA RUSE

Komisioni Europian ka propozuar një plan për ta bërë Europën të pavarur nga nafta ruse. Në një reagim të ndarë në rrjetin social “Twitter”, Komisioni Europian thekson se për të ndaluar naftën ruse dhe për të siguruar furnizimin, vendeve të BE-së do t’u kërkohet të sigurojnë depozitat nëntokësore të gazit të cilat duhet të jenë të mbushura të paktën deri në 90%, deri në tetor të ço viti. “Pasiguria në furnizim po rrit presionin mbi çmimet e energjisë në Evropë. Për ta ndaluar atë dhe për të siguruar furnizimin tonë me gaz, vendeve të BE-së do t’u kërkohet të sigurojnë që depozitat nëntokësore të gazit të mbushen deri në të paktën 90% të kapacitetit të saj deri në 1 tetor të çdo viti”, shkruan KE në Twitter.

SHARE