QEVERIA E MZ TËRHEQË LIGJIN PËR ADMINISTRATË ELEKTRONIKE

Kryetari i Kuvendit të MZ, Ivan Brajoviq,në fillim të seancës së sotme parlamentare, deklaroi se.

Qeveria e MZ, ka tërhequr ligjin e propozuar për administratën elektronike. Me anë të këtij Ligjit, siç ishte shpjeguar më parë, do të përmirësohej ambienti në të cilin administrata publike do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe afarizmit, dhe do të eliminohen barrierat administrative në komunikimin me ta.

Deputetët duhet të marrin në konsideratë edhe ligjet e propozuara për peshkimin ujërat e ëmbla dhe akua kulturën, marrëdhëniet pronësore, aktivitetet inovative, si dhe disa rezoluta të iniciuara nga Fronti Demokratik.

Gjithashtu në rend të ditës ndodhet edhe Raporti mbi Ushtrimin e të Drejtave të Sëmundjeve Mendore, të privuar nga liria, që ndodhet në Institutin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, të cilin e ka përgatitur Avokati i popullit.

Deputetët gjithashtu duhet të diskutojnë edhe për punën e Këshillit për siguri dhe mbrojtje për vitin 2017, kurse në rend të ditës janë edhe zgjedhjet dhe emërtimet.

SHARE