UKRAINA NDËSHKON RUSINË, KREMLINI E ‘MASKON’ / SHPËRTHIM NË FABRIKËN E PRODHIMIT TË RAKETAVE

Një shpërthim i madh e ndriçoi qiellin mbrëmjen e shkuar pranë Votkinskut, një qytet rreth 1.000 kilometra në lindje të Moskës, ku edhe ndodhet një fabrikë ruse për prodhimin e raketave.

Banorët e Votkinskut raportuan se një shpërthim i fuqishëm ndodhi pranë qytetit dhe postuan video në rrjetet sociale ku shiheshin flakë të mëdha ndërkohë që edhe qielli dukej sikur po digjej.

Disa të tjerë thanë se shpërthimi ndodhi në fabrikën e makinerisë në Votkinsk, e cila prodhon disa prej raketave më të sofistikuara të ushtrisë ruse, përfshirë llojet që ajo i ka përdorur kundër Ukrainës.

Shpërthimi u raportua edhe nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, e cila e citoi agjencinë për shërbime emergjente duke thënë se ishte “caktuar një testim i motorëve raketorë” në fabrikë.

“Kjo nuk është emergjencë, por një ngjarje e planifikuar”, tha një zëdhënës i Ministrisë ruse për Situata Emergjente, sipas mediave shtetërore ruse.

Por, në uebsajtin e Ministrisë nuk kishte asnjë tregues për ndonjë testim të planifikuar.

Nuk ka ndërkohë të dhëna për viktima.

Në fund të vitit 2023, fabrika e Votkinskut i publikoi 19 kontrata qeveritare për prodhimin e komponentëve të armëve bërthamore.

Presidenti rus Vladimir Putin e kishte vizituar këtë fabrikë më 2011, kur ishte kryeministër. Fabrika Volkinsk ndodhet rreth 50 kilometra larg Izhevskit, kryeqytetit të rajonit Udmurtia.

Ajo prodhon pjesë dhe platforma për koka bërthamore për sistemet raketore Topol-M, Yars dhe Bulava, si dhe trupa për raketat Iskander, sipas Kremlinit.

“Fabrika juaj është një nga ndërmarrjet kryesore në industrinë e mbrojtjes së Rusisë”, kishte thënë Putini gjatë vizitës së tij në 2011.

SHARE