XHAÇKA TREGON KONKLUZIONET E KËSHILLIT TË BE: TË MBAHET SA MË SHPEJT KONFERENCA E PARË NDËRQEVERITARE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka tha se konkluzionet e Këshillit të BE për dhjetorin janë  se duhet të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare e Shqipërisë. “Konkluzioni i dhjetorit të Këshillit të BE janë të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare. Arritjet tona janë pranuar në mënyrë unanime nga 27 vende të BE. Shqipëria vijon të mbetet dëm kolateral i mosmarrëveshjes Bullgari-RMV. I kemi kryer “detyrat e shtëpisë” në zbatimin e programit të reformave gjithëpërfshirëse. Raporti i Komisionit, Shqipëria i ka plotësuar kushtet. Shqipëria e ka dëshmuar veten si një partner i besueshëm i BE. Gjatë 2021, kemi zhvilluar një proces intensiv lobimi nëpërmjet takimeve me partnerët tanë evropianë. Marrëveshja e stabilizim asociimit, janë zhvilluar 8 mekanizma të përbashkët BE-Shqipëri. Plani Kombëtar i Integrimit Evropian 2021, u miratuan 66 akte dhe 87 projekte. Projekt Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2022-2024, ka kaluar në fazën përgatitore”, tha Xhaçka. Ajo gjithashtu theksoi se Shqipëria vijon që të mbetet dëm kolateral i mosmarrëveshjes Bullgari-RMV. “Konkluzioni i dhjetorit të Këshillit të BE:  të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare. Mundësitë tona nuk kanë qenë kurrë më të mëdha, por ne vazhdojmë të mbetemi një dëm kolatareal midis mosmarrëveshjes së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ne i kemi kryer detyrat e shtëpisë për hapjen e negaociatave me BE-në.  Shqipëria e ka dëshmuar veten si një partner i besueshëm i BE”, tha Xhaçka.

SHARE