GJUKANOVIQ: EGZISTOJNË KUSHTET PËR TË PËRMIRËSUAR BASHKËPUNIMIN ME GREQINË

Egzistojnë kushtet për të përmirësuar ndjeshëm bashkëpunimin mes Malit të Zi dhe Greqisë në fusha të ndryshme, nga ekonomia, kultura, arsimi e deri te lidhjet infrastrukturore mes dy vendeve tona, i tha presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq homologes së tij greke Katerina Sakelaropoulou. Gjukanoviq tha se kjo vizitë e parë e Presidentit të Malit të Zi në Greqi pas rivendosjes së pavarësisë sonë në vitin 2006 ishte një mundësi për të theksuar miqësinë tradicionale mes dy vendeve dhe dy popujve tanë. Ai falënderoi Presidenten e Greqisë për mbështetjen e perspektivës evropiane dhe euroatlantike të Malit të Zi dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Falë kësaj, Mali i Zi tashmë është anëtar i aleancës së NATO-s, ne jemi partnerë në atë aleancë dhe kemi bërë gjithashtu hapa shumë të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, tha Gjukanoviq. Ai shtoi se beson se biseda e sotme do të jetë një shtysë e mirë për përmirësimin e mëtejshëm të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërshtetëror.

SHARE