FORMONI QEVERINË DHE EMËRONI KRYETARIN E PARLAMENTIN

Në një deklaratë të përbashkët, raportuesi i Parlamentit Evropian (PE) për Malin e Zi Tonino Piculla dhe bashkëkryetari i Komitetit të Stabilizim Asociimit me Malin e Zi, Vlladimir Bilçik përshëndetën tranzicionin e fundit paqësor në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi. “Ne monitorojmë vazhdimisht zhvillimet politike në Mal të Zi dhe përshëndesim tranzicionet e fundit paqësore në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi. Ne bëjmë thirrje për respektim të vazhdueshëm të proceseve, normave dhe standardeve demokratike në këto kohë”, thuhet në deklaratë. Piculla dhe Bilçik u bënë thirrje udhëheqësve të Malit të Zi që të lëvizin shpejt drejt formimit të një qeverie të re dhe zgjedhjes së një kryetari të ri të Parlamentit të Malit të Zi. Ata gjithashtu theksojnë se “mosaktiviteti politik” kufizon axhendën e reformave të vendit, dhe në këtë mënyrë ambiciet e tij për anëtarësim në BE, duke shtuar se Mali i Zi është vendi më i avancuar nga vendet kandidate për në BE dhe tashmë është i integruar në Aleancën e Atlantikut të Veriut. “Malit të Zi ka nevojë për një shumicë parlamentare të parashikueshme dhe të qëndrueshme dhe një qeveri pro-evropiane që do ta udhëheqë vendin drejt BE. Ne do të mbështesim vendimet politike që do të bazohen në standardet evropiane dhe respektimin e vlerave evropiane, duke reflektuar dëshirat dhe vullnetin e qytetarëve. Anëtarësimi në BE, në fund të fundit, është dëshira e shumicës dërrmuese të qytetarëve malazezë”, përfundon deklarata.

SHARE