Dhuna e bashkëmoshatarëve nuk ka të bëjë vetëm me individë, por ka rrënjë më të thella shoqërore dhe për këtë arsye, për shtypjen e tyre duhet të përfshihen veprime më të gjerë shoqëror dhe përpjekje e të gjithëve. Ndihma dhe edukimi duhet t’i ofrohen viktimës, por edhe autorit të dhunës, u vlerësua në trajnimin e anëtarëve të Rrjetit të Organizatave Joqeveritare për luftën kundër dhunës.
“Situata në Malin e Zi tregon se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në 10 vitet e fundit, kur bëhet fjalë për përpjekjen për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga dhuna”, theksoi ligjëruesja nga Fakulteti i Edukimit dhe Shkencës, Ivana Sekol.
“Shumica e këtyre përpjekjeve përfshijnë mbrojtjen e fëmijëve kundër dhunës në familje dhe përpjekjet për të parandaluar sjelljen e tillë në shkolla janë në fillim” tha Sekol.
Ndërsa, kryetari i OJQ Pandora nga Herceg Novi, Aleksandar Jerotiq, theksoi se dhunë ndaj bashkëmoshatarëve ka shumë dhe se ajo manifestohet në disa mënyra dhe se aspekti më i shpeshtë dhe më brutal i dhunës është ai fizik.