INTERES PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT MIDIS MALIT TË ZI DHE KORESË SË JUGUT

Mali i Zi dhe Koreja e Jugut kanë interese bashkëpunimi dhe ka hapësirë për forcimin e bashkëpunimit në turizëm, energji, bujqësi,në sektorin e TI dhe në përmirësimin evinfrastrukturës, u vlerësua gjatë takimit të Kryeministrit të MZ, Dushko Markoviq dhe Ambasadorit të Korës së Jugut, Çoe Hjong-çan.

“Qëllimi i kësaj qeverie është forcimi i mëtejshëm i ekonomisë, zhvillimi i qëndrueshëm dhe pagave më të mira në vendet e punës”, tha Kryeministri  malazez, duke theksuar rëndësinë e ardhjes së investitorëve koreanë në MZ, të cilët do të investonin jo vetëm në kapital por edhe në njohuri dhe shkathtësi dhe do të krijonin një vlerë të re për Malin e Zi.

Siç kumtohet nga Qeveria e MZ, në kontekstin e bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe në drejtim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit global, Markoviq kujtoi se Mali i Zi, si anëtar i NATO-s, mund të kontribuojë më aktivisht në këto qëllime, duke shtuar se Mali i Zi kupton dhe mbështet përpjekjet për të kapërcyer sfidat në gadishullin Korean.

SHARE