Foto: Ilustrim
Drejtoria e Doganave ka realizuar vitin e kaluar një arkëtim rekord të të ardhurave bruto prej 1,41 miliardë eurosh, që është rreth 121,7 milionë euro ose 9,4 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024.
Sipas njoftimit zyrtar, plani i të ardhurave për periudhën janar–dhjetor është tejkaluar me 35,7 milionë euro. Rritja më e madhe është shënuar te TVSH-ja në import, me 930,4 milionë euro të arkëtuara, si dhe te akcizat me mbi 411 milionë euro.
Rritje është regjistruar edhe nga doganat dhe taksat e tjera.
Drejtoria e Doganave vlerëson se përmes zbatimit konsekuent të ligjit dhe procedurave të përmirësuara administrative po sigurohet një arkëtim më efikas, duke kontribuar në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë fiskale të vendit.








