RAMA: HISTORIKE VENDIMMARRJA E ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË PËR TË ULUR ÇMIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE

Foto: Kreu – MIA – Media and Information Agency

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e konsideroi historike vendimmarrjen e Entit Rregullator të Energjisë për të ulur çmimin e energjisë elektrike për konsulatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kilovat orë.

“Mendoj se është dita për tu fokusuar tek një fakt historik si ulja e çmimit të energjisë. E përsëris në 35 vite që kur ndryshoi forma e qeverisjes nuk u ul kurrë çmimi i energjisë. Vetëm është rritur. Theksoj që ne e kemi gjetur sektorin në një katastrofë të nivelit botëror, të krahasueshme me vende ku nuk e dimë ku janë. Nuk kishte lidhje me Evropën ku jetojmë. Niveli i humbjeve për shkak të vjedhjeve haptazi ditën për diell me bekimin elektoral, edhe me ndihmën e injorancës së paaftësisë qeverisëse shkonte 50%. Tek ai 51% i pjesës që nuk hyn tek humbjet nga vjedhjet dhe nga kaosi i menaxhimit vetëm 65% paguanin. Tjerët e merrnin energjinë po nuk paguan,” tha kryeministri shqiptar.

Rama hodhi poshtë pretendimet se ulja e çmimit të energjisë elektrike këtë vit, ka për prapavijë përfitime elektorale.

Rama ndër të tjera tha: „Nuk kam asnjë detyrim ti mbush mendjen askush që e ka të mbushur mbrapsht. Edhe as nuk më intereson se e di që jetojmë në demokraci dhe thonë ç’të duan, për çdo gjë që kam bërë dhe do bëj do thonë. Nuk më intereson. Mbi 1 mln konsumatorë abonentë do paguajnë një çmim të ulur të saj falë një suksesi kuptimplotë në një rrugë nga humnera në majën e Shqipërisë 2030. Thanë që edhe bonusi i pranverës elektoral. Vetëm jam një qenie elektorale. Ajo që më shqetëson është që pensionistët do marrin bonus tjetër. rritjen e duam ta kemi gjithëpërfshirëse.”

Rama shfaqi ambicien që Shqipëria të fitojë sovranitet energjitik, çka do t’i jepte komoditetin të ishte e pavarur nga krizat botërore në përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike.

SHARE