LINJË DIREKTE TIRANË-TEL AVIV / RAMA: NIS NGA 31 MARSI

Foto: Kryeministria.al

Duke nisur nga 31 marsi i këtij viti, Shqipëria dhe Izraeli do të kenë një linjë direkte fluturimi. Kryeministri Edi Rama shkruan se nga kjo marrëveshje do të hapen dyert për shkëmbimet kulturore.

“Fluturimet direkte jo vetëm që e bëjnë udhëtimin më të përshtatshëm, por gjithashtu hapin dyert për shkëmbime kulturore, turizëm dhe mundësi biznesi. Lidhja historike midis dy kombeve, duke përfshirë rolin heroik të Shqipërisë në strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një themel për një lidhje më të thellë”.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare shprehet se linja direkte mes dy vendeve do të forcojë më shumë miqësinë dhe partneritetin.

“Një e ardhme e përbashkët bashkëpunimi dhe respekti reciprok mund të çojë në mundësi të jashtëzakonshme për të dy vendet”.

Kryeministri Rama e mbyll mesazhin e tij me një falënderim dhe mirënjohje për Presidentin e Izraelit, që solli një grup sipërmarrësish izraelitë në Shqipëri, duke i nxitur ata ta shohin vendin tonë si një vend vëllazëror të mundësive.

SHARE