QË NGA NËNTORI, JANË RAPORTUAR 290 RASTE TË KOLLËS SË MIRË

Që nga fillimi i nëntorit 2023, Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi ka regjistruar 290 raste të kollës së mirë, njoftuan nga Instituti. 

“Në 235 pacientë, sëmundja është konfirmuar me mjete laboratorike (PCR ose analiza serologjike), ndërsa në 55 persona, sëmundja është raportuar në bazë të zhvillimit të simptomave karakteristike të sëmundjes pas kontaktit të ngushtë me një të sëmurë”, thanë nga ISHP. 

Numri më i madh i rasteve është zbuluar në Podgoricë (191) dhe Danillovgrad (25), pastaj në Berane (14), Cetinë (10), Budva (9), Herceg Novi (8), Tivar (6), Kotorr (6), Nikshiq (5), Zetë (5), Tivat (4), Andrijevicë (2) dhe nga një rast në Bijello Pole, Mojkovc, Petnicë, Plevle dhe Ulqin.

Instituti u bën apel banorëve të Malit të Zi, veçanërisht grupeve të ndjeshme, të jenë tepër të kujdesshëm dhe të zbatojnë masa të përgjithshme parandaluese për të reduktuar rrezikun e transmetimit të kollës së mirë (por edhe infeksioneve të tjera respiratore si gripi, COVID-19, RSV – respiratore virusi sincicial) te personat tek të cilët rreziku i zhvillimit të formave më të rënda të sëmundjes është më i lartë. 

“Adoleshentët, të rriturit dhe fëmijët e imunizuar më së shpeshti kanë simptoma më të lehta ose atipike, ndonëse sëmundja e theksuar mund të shfaqet në të gjitha grupmoshat, veçanërisht te ata që kanë kaluar më shumë se katër vite nga kryerja e vaksinimit/rivaksinimit”, thuhet në deklaratë.

SHARE