NË MAL TË ZI DHUNOHEN 3 SHTETAS SHQIPTAR

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së shtunë në Mal të Zi në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Tre të rinj shqiptarë u rrahën barbarisht nga një grup prej 8 personash, të cilët pësuan lëndime të rënda trupore.

Të tre shtetasit shqiptarë janë paraqitur në Policinë lokale, në Herceg Novi, ku fillimisht janë trajtuar nga ana e mjekut ligjor, i cili ka konstatuar dëmtime të shkaktuara nga goditjet fizike.   

Pas interesimit të Ministrit të Brendshëm dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, të tre shtetasit kanë pranuar të bëjnë kallëzim vetëm në prezencë të avokatit. Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi iu ka vënë në dispozicion avokat, shtetasve shqiptarë.    

Ndërkohë në lidhje me veprimet procedurale dhe identifikimin e autorëve, sipas informacioneve nga policia e Malit e Zi, rezulton se janë ndërmarrë veprime me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave në të cilat kanë mbetur të plagosur shtetasit shqiptarë.

Ngjarja e fundit e ndodhur në Herceg Novi ka shkaktuar reagime të shumëta në vend dhe rajon.

SHARE