Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme nënvizojnë gjithmonë rëndësinë e konsumit të rregullt të perimeve. Ato e furnizojnë organizmin me ushqyes të nevojshëm dhe të domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin. I tillë është rasti i brokolit. Kjo perime është fantastike, ka pak kalori por shumë ushqyes të nevojshëm.
Më poshtë mësoni tre arsye kryesore se përse duhet të hani brokoli çdo ditë dhe ndikimi i këtij regjimi në organizëm.
Do të merrni Vitaminë C
Një racion me brokoli ofron 80 miligramë vitaminë C që plotëson nevojat ditore të kësaj vitamine tek femrat dhe 90 përqind tek meshkujt. Vitamina C është një antioksidant i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës. Trupi e përdor atë për të prodhuar kolagjen, një proteinë e domosdoshme për flokët dhe lëkurën. Për më tepër, vitamina C ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Për ta përmbledhur, duke ngrënë brokoli çdo ditë do të keni flokë dhe lëkurë të shëndetshme por edhe do të keni një zemër më të fortë.
Më shumë Vitaminë K
Brokoli është shumë i pasur me vitaminë K. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për mpiksjen e gjakut pas një lëndimi apo plage. Prania e saj nxit një reagim kimik që ndalon gjakderdhjen dhe nxit shërimin. Vitamina K është e rëndësishme edhe për shëndetin e kockave. Një racion me brokoli do të ofrojë 93 mikrogramë të vitaminës K ose diku rreth 75-100 përqind të nevojës tuaj ditore. Pra, duke ngrënë brokoli çdo ditë, do të keni kocka të forta.
Antioksidantë
Brokoli përmban disa antioksidantë që luftojnë qelizat e dëmshme. Ushqimet me antioksidantë siç është brokoli përmirëson shëndetin e zemrës.