Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1296 testime për Covid 19, nga të cilët 436 kanë dalë pozitive, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 6 humbje jete. Në Tuz janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 325 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.436.