Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha se në takimin e sotëm në mëngjes me komisionerin për Zgjerim, Oliver Varheli, ka kërkuar që të bëjë gjithçka që ka në dorë që Komisioni Evropian të ndihmojë që Mali i Zi të mos jetë në listën gri.
“Ai tha se do të bëjë gjithçka që ka në dorë që KE-jatë na ndihmojë”, tha Spajiq në konferencën për media pas seancës së Qeverisë.
Pas seancës së Qeverisë, Spajiq ka bërë të ditur se ka planifikuar të gjithë sistemin, zgjidhjet ligjore.
Kryeministri bëri të ditur se Qeveria do të propozojë ndryshime në Kodin Penal dhe Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit për të mos qenë në listën gri të Task Forcës për Veprim Financiar (FATF/Financial Action Task Force) dhe organit të përhershëm monitorues tëKëshillit të Evropës, Manival.
Siç shtoi ai, qeveria ka marrë përgatitjen e raportit që do të prezantohet më 14 dhjetor në seancën plenare Manival në Strasburg.