Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit sot dërgoi një iniciativë deri te këshillat shkollorë të të gjitha institucioneve arsimore në Mal të Zi për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të pjesshëm të përdorimit të telefonit celular në shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi.
Nisma i referohet një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), i cili thotë se përdorimi i tepërt i celularëve shpesh shoqërohet me arritje më të dobëta të nxënësve dhe se është dërguar një apel global lidhur me kufizimin apo ndalimin e përdorimit të celularëve në institucionet arsimore.
“Në nivel të Malit të Zi ka shkolla që tashmë kanë miratuar rregullore që i referohen ndalimit të plotë ose të pjesshëm të përdorimit të celularit në ambientet e shkollave dhe oborret e shkollave. Efektet pozitive të këtij vendimi u konfirmuan nga mësimdhënësit, prindërit dhe vetë nxënësit. Me rëndësi të veçantë është krijimi i rregullave të brendshme dhe përcaktimi i saktë i rrethanave në të cilat nxënësve duhet t’u sigurohet komunikim i drejtpërdrejtë dhe i pandërprerë me prindërit (emergjenca, arsye shëndetësore apo nevoja të tjera që nënkuptojnë përgjigje të menjëhershme), si dhe se është e nevojshme lejimi i përdorimit të celularit nga nxënësit në rastet kur ato janë të nevojshme për realizimin e veprimtarive mësimore, gjë që përcaktohet nga mësuesi në fjalë”, thekson Ministria.