GJELOSHAJ I FTUAR NË MËNGJESIN E LUTJEVE

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj, është ftuar në Uashington për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve së bashku me bashkëshorten e tij, i cili do të mbahet më 31 janar dhe 1 shkurt 2024, njofton Qeveria. 

“Në ftesën drejtuar atij, thuhet se pjesëmarrja e tij do të jetë një mundësi për të ndërtuar dhe forcuar lidhjet personale dhe ndërshtetërore mes Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pjesëmarrja në Mëngjesin e Lutjeve do të jetë mundësi për një sërë takimesh dypalëshe me liderë të qeverive dhe shteteve, përfaqësues të Kongresit Amerikan, Departamentit të Shtetit dhe pjesëmarrës të tjerë të këtij tubimi prestigjioz”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. 

Të rikujtojmë se në këtë tubim tradicional në Uashington vitin e kaluar ka marrë pjesë Nik Gjeloshaj. 

“Është nder për mua të marr pjesë në mbledhjen e liderëve të qeverive dhe vendeve nga më shumë se 140 vende të botës për të dytin vit radhazi. Kjo do të jetë një mundësi për të konfirmuar dhe forcuar partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë euroatlantikë të Malit të Zi”, theksoi Gjeloshaj.

SHARE