MILLATOVIQ: EKONOMIA E MALIT TË ZI DO TË VAZHDOJË TË RRITET NË VITIN 2022, RRETH 6.4%

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Millatoviq tha se ekonomia një vit më parë ishte në gjendje dramatike. Kemi pasur një rënie prej 15 për qind, që është një nga më të mëdhatë në të gjithë botën. Sektori i turizmit pati një rënie prej 87 për qind. Deficiti buxhetor ishte 11 për qind. Kriza ka ekspozuar të gjitha problemet strukturore. Sot, për fat të keq, jemi një vend që kemi çdo të katërt banor në kufi të varfërisë dhe për këtë jemi të parët në Evropë. “Pagat mesatare nuk kanë lëvizur në dhjetë vitet e fundit, paga minimale është rritur për 30 euro, gjë që ka çuar në eksodin e qytetarëve malazezë në vendet e Bashkimit Evropian (BE)”, tha Millatoviq. Millatoviq po ashtu përkujtoi se këtë vit kemi ekonominë me rritjen më të shpejtë në Evropë, me rritje prej 13 dhe 14 për qind.

SHARE