MALI I ZI I’U BASHKUA PROGRAMIT HORIZON EUROPE

Mali i Zi i është bashkuar programit të ri shtatëvjeçar të BE-së për kërkimin dhe inovacionin – Horizon Europe, me vlerë 95 miliardë euro, njoftoi Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit. Marrëveshja u nënshkrua gjithashtu me, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, BeH ,Serbinë, Gjeorgjinë dhe Izraelin. “Me nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare, komuniteti ynë kërkimor shkencor, kompanitë me kapacitet për inovacion, një pjesë e caktuar e shoqërisë civile dhe vetëqeverisjes lokale/administratës publike, hap mundësinë e shfrytëzimit të mjeteve nga fondet e BE-së për shkencë dhe inovacion, si dhe të gjitha shtetet e tjera anëtare të BE-së”, thuhet në njoftim.

SHARE