Mali i Zi do të jetë anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian (BE), sepse është në interes të shtetit, të Ballkanit Perëndimor dhe të vetë Unionit, tha kryetari i Kuvendit Alleksa Beçiq. Ai në një konferencë për shtyp me rastin e vizitës zyrtare të kryetarit te Parlamentit të Estonisë, Yuri Ratash, tha se vendi gjithmonë ka qenë përkrahës i sinqertë i politikës së zgjerimit. Ai falënderoi Estoninë për ndihmën e madhe që i ka dhënë Malit të Zi në procesin e integrimit. Beçiq tha se është i kënaqur që sot zyrtarisht u hap konsullata e nderit e Estonisë në Mal të Zi.