Qeveria e parë demokratike e Malit të Zi po punon në rrethana dhe kushte jashtëzakonisht të vështira, por rezultatet, përkundër kësaj, nuk munguan, tha Ministrja e Shëndetësisë e Malit të Zi Dr. Jelena Boroviniq Bojoviq nga konferenca për shtyp me rastin e vitit të punës. Ajo tha se vizioni i Qeverisë nuk është barriera dhe mure, por puna, ndërtimi dhe zero korrupsion. “Kemi siguruar mbi 1.3 milionë vaksina, janë vaksinuar 60 për qind e qytetarëve të rritur, janë siguruar stacione të reja oksigjeni, janë testuar gjashtë herë më shumë qytetarë se vitin e kaluar, është ofruar terapia më e mirë për Covid-in…,” tha Boroviniq Bojoviq.