MINISTRITË MUND TË KENË MAKSIMUMI DY SEKRETARË SHTETËRORË SECILI

Ministritë e Qeverisë së Malit të Zi mund të kenë maksimumi dy sekretarë shtetërorë, të emëruar nga Qeveria, me propozimin e Ministrit. Kjo është parashikuar nga Vendimi për përcaktimin e ministrive që mund të kenë sekretarë shtetërorë, i cili u miratua nga Qeveria sot, në seancën konstituive. Në sistemin e administratës shtetërore, siç parashikohet nga Dekreti i miratuar, në vend të 17 ministri aktuale, do të ketë 12 ministri. “Numri i administratave është rritur me një, sepse përveç atyre ekzistuese, po krijohet Drejtoria për Sport dhe Rini,” thuhet në njoftim. Në seancën e Qeverisë u formuan trupat e përhershëm të punës.

SHARE