GRUPI PUNUES DO TË DISKUTOJË NESËR PËR PROPOZIMET E KLUBEVE TË DEPUTETËVE

Grupi punuese për ndryshimet dhe plotësimet e rregullores së Kuvendit të Malit të Zi do të shqyrtojë nesër propozimet dhe sugjerimet të cilat i kanë dorëzuar klubet e deputetëve dhe shërbimet profesionale të këshillave parlamentarë. Kjo do të realizohet në bazë të konkluzioneve nga mbledhja e parë e grupit punues në të cilën me 30 nëntor është vërtetuar metodologjia e punës. Koordinuesi i grupit punues, Momo Koprivica, ka theksuar se në këtë mbledhje është miratuar metodologjia në bazë të së cilës do të bëhet analiza gjithëpërfshirëse e çdo neni të rregullores dhe të kërkohen zgjidhjet më të mira të mundshme. Ai ka theksuar se është e domosdoshme të forcohet roli kontrollues i parlamentit. “Rregullorja duhet të shërbejë si kornizë për organizimin e punës, për diskutime të gjalla, që të kemi raport tolerues ndaj të tjerëve dhe mendimeve ndryshe”, ka theksuar Koprivica.

SHARE