Foto: RTMZ / RTCG
Kryenegociatori i Malit të Zi me Bashkimin Evropian, Predrag Zenoviq, mori pjesë në sesionin “Enlarging the Union: Regaining Momentum” në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit në Bruksel.
Në forum u diskutuan temat kryesore që lidhen me politikën e jashtme evropiane, sigurinë energjetike, sfidat ekonomike e demografike, si dhe procesin e zgjerimit të BE-së.
Në fjalën e tij, Zenoviq theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nevojë gjeopolitike dhe gjeoekonomike, si dhe një instrument për transformimin e kontinentit evropian.
Ai deklaroi se Mali i Zi synon të përfundojë procesin e anëtarësimit dhe të jetë gati për anëtarësim deri në vitin 2028. Zenoviq nënvizoi se për Malin e Zi, anëtarësimi nuk është vetëm një proces teknik, por një projekt shtetëror që bashkon ambicien me besueshmërinë, shpejtësinë me standardet dhe politikën me sundimin e ligjit.
Ai shtoi se zgjerimi është rruga drejt stabilitetit përmes integrimit.
Ministria e Punëve Evropiane e Malit të Zi theksoi se pjesëmarrja e Zenovićit në forum tregon angazhimin aktiv të vendit në debatin evropian dhe përkushtimin e qeverisë për ta çuar Malin e Zi drejt anëtarësimit në BE deri në vitin 2028.











