QEVERIA E MALIT TË ZI KUFIZON ÇMIMET E PRODUKTEVE BAZË PËR MBROJTJEN E STANDARDIT JETËSOR TË QYTETARËVE

Foto: Ilustrim

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar masa të përkohshme për kufizimin e çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe higjienike, të cilat do të zbatohen deri më 31 mars 2026.

Nga masat janë përjashtuar frutat dhe perimet. Vendimi parashikon marzhë maksimale prej 5% në shumicë dhe 7% në pakicë, ndërsa për disa produkte deri në 15%.

Masat e reja përfshijnë kufizimin e çmimeve për disa produkte bazë ushqimore dhe higjienike. Disa nga më kryesoret janë:

Ushqimore: miell, sheqer, vaj luledielli, kripë, qumësht, djathë i bardhë, kos, mish pule e derri, oriz, makarona, sallamë dhe produkte të konservuara (tunë, sardele, pashteta), patate, lakër, marmelatë dhe krem çokollate me lajthi.

Higjienike: sapun për fëmijë, pelena, shampo e larës për bebe dhe të rritur, pastë dhëmbësh, letër higjienike, detergjent për rroba dhe enë, peceta higjienike dhe briskë njëpërdorimëshe.

Gjithashtu, është kufizuar çmimi i peletit deri në 250€ për ton për prodhuesit dhe 270€ për ton për shitjen me pakicë.

Sipas Qeverisë, qëllimi i këtyre masave është mbrojtja e standardit jetësor të qytetarëve përballë rritjes së kostove të jetesës dhe presioneve inflacionare, duke ruajtur njëkohësisht stabilitetin e tregut dhe duke parandaluar rritjen e pajustifikuar të çmimeve të produkteve bazë.

SHARE